“I dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i udhëheqësit amerikan, po planifikon një vizitë në Moskë për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin”, raporton Bloomberg .
Zyrtarët theksojnë se planet janë ende në proces hartimi dhe mund të shtyhen për shkak të zhvillimeve dhe përshkallëzimit të protestave në Iran.
Sipas burimeve të agjencisë, Witkoff dhe Kushner do të paraqesin draftet më të fundit të planeve për zgjidhjen e konfliktit ukrainas, duke përfshirë garancitë e sigurisë që SHBA-të dhe Evropa synojnë t’i ofrojnë Kievit.
Më 2 dhjetor, Putin priti Witkoff dhe Kushner në Kremlin. Takimi, kushtuar zgjidhjes së çështjes ukrainase, zgjati afërsisht pesë orë.
