Situata në Iran vijon të mbetet e tensionuar. Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetë si pasojë e përshkallëzimit të protestave dhe shtimit të presionit nga qeveria iraniane ndaj protestuesve iranianë. Ndërkohë Izraeli nga ana e tij ka thënë se është në gatishmëri, përballë tensioneve në Iran.
“Ushtria izraelite thotë se vazhdon të jetë “në gatishmëri për skenarë të papritur” për shkak të trazirave të vazhdueshme në Iran. Protestat në Iran janë një çështje e brendshme”, tha zëdhënësja e ushtrisë izraelite, Gjeneral Brigade Effie Defrin, në një reagim në platformën X.
Kujtojmë se Izraeli sulmoi Iranin në qershor, duke rezultuar në një luftë 12-ditore që vrau gati 1,200 iranianë dhe dhjetëra izraelitë.
Gjatë javës së kaluar, Irani ka kërcënuar të sulmojë Izraelin nëse ky i fundit ose Shtetet e Bashkuara ndërmarrin sulme.
