Televizioni shtetëror iranian tha se një funeral masiv do të zhvillohet sot, ku 300 trupa do të përcillen për në banesën e fundit. Mes tyre janë trupat e pa jetë të anëtarëve të forcave të sigurisë dhe civilëve. Funerali pritet të zhvillohet në Universitetin e Teheranit nën masa të rrepta sigurie, raporton Associated Press (AP).
Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA, e cila po ndjek numrin e të vdekurve, tha se më shumë se 2,550 persona janë vrarë, përfshirë 2,403 protestues dhe 147 të lidhur me qeverinë. Dymbëdhjetë fëmijë u vranë, së bashku me nëntë civilë që thuhet se nuk po merrnin pjesë në protesta.
Më shumë se 18,100 persona janë ndaluar nga policia, tha grupi. Vlerësimi i demonstratave dhe numrit të të vdekurve nga jashtë është bërë më i vështirë dhe AP thotë se nuk ka qenë në gjendje të vlerësojë në mënyrë të pavarur numrin e të vdekurve duke pasur parasysh ndërprerjen e komunikimeve në vend.
