Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat bëri denoncim të fortë në lidhje me çështjen Balluku.
Ai tha se po intimidohen dhe kërcënohen dëshmitarët për çështjen Balluku, që të ndryshojnë dëshmitë e tyre. Berisha tha se Rama duhet të japë dorëheqjen.
“Ka një seri aferash shumë të rënda me miliarda euro vjedhjesh të taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë intimidohen dhe thirren si në zyrat të policisë sekrete, punonjës të administratës që ose duhet të ndryshojnë dëshmitë e tyre ose nuk duhet të thonë apo dëshmojnë. Presion bëhet mbi Gjykatën Kushtetuese. Pra Edi Rama për të mbrojtur veten e krimet e tij po shkon drejt grushtit të shtetit, asgjësimit de facto të drejtësisë në Shqipërisë. Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime, i kërkoj dorëheqjen dhe largimin e tij nga posti i kryeministrit. Ai është njeriu më i rrezikshëm, dhe me lidhjet e tij me krimin përbën një rrezik të madh për rajonin dhe më gjerë. PD u bën thirrje shqiptarëve, sot më shumë se kurrë të flasin me guximin e tyre dhe ndjenjat për të ardhmen e shqiptarëve, më 24 janar dhe protestën kombëtare të thirru nga opozita”, tha ai.
