VLORE – Një automjet tip “Ford Fokus” me portobagazh është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, pranë ambulancës së qytetit të Vlorës.

Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga makina duke telefonuar zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, por ka qenë vonë pasi mjeti është shkrumbuar gati totalisht.

Mendohet se ka qenë një shkëndije elektrike ajo që ka shkaktuar zjarrin, pasi sipas efektivëve zjarrfikës makina ka qenë me benzinë. Pamjet janë siguruar nga gazetari Enrik Mehmeti.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Policia: Rreth orës 13:10, përballë ambulancës së qytetit, një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se automjeti tip “Ford” me targë AA271EL, me pronarë shtetasin A.R., 29 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët”, ka qenë i parkuar përballë ambulancës dhe është përfshirë nga flakët.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale pasi mjeti punonte me lëndë djegëse benzinë.
Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit ku për pasojë kemi vetëm dëmtime të pjesshme të mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: