Bylis-Tirana ishte sfida e parë e kampionatit sa i takon vitit 2026. Në “Adush Muça”, bardheblutë morën fitore që u jep shpresë drejt mbijetesës. Kryeqytetasit fituan 1-0, teksa goli erdhi me një 11 metërsh të shndërruar në gol nga Rafael.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 13 pikëve, duke ngushtuar diferencën me ballshiotët në 5 pikë. Ndërkohë sa i takon merkatos, po Partizani prezantoi blerjen e re, mesfushorin Kamer Qaka.

Ish-lojtari i Shqipërisë ka nënshkruar me të kuqtë për një vit e gjysëm dhe është prezantuar nga drejtori sportiv Agim Ibraimi. 30-vjeçari i bashkohet Partizanit pas eksperiencës pozitive te Shkëndija, skuadër me të cilën fitoi edhe 2 tituj kampion.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb