Ernest Muçi sërish protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka shënuar 2 gola në Kupën e Turqisë, në sfidën që Trabzonspor luan ndaj Istanbulspor.
Gjithashtu, ai ka dhuruar edhe një asist, në këtë sfidë. Kujtojmë që Ernest Muçi luan si i huazuar te Trabzonspor, pasi kartoni i tij zotërohet nga Besiktas.
Me Ernest Muçin protagonist absolut të sfidës, Trabzonspor fitoi me shifrat 6:1 në fushën e Istanbulspor.
