Eksperti i çështjeve ligjore, Rezart Kthupi, gjatë një interviste në studion e News24, u shpreh se 28 janari do të jetë një ditë vendimtare për kryeministrin Edi Rama pasi do të gjendet përballë dilemës për heqjen e imuntetit të vartëses së tij, Belinda Balluku.

Kthupi tha se, mos heqja e imunitetit do ta vendosë Ramën në një përballje frontale me SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ndërkohë që përkulja ndaj kërkesës së SPAK do e fuste në konflikt brenda partisë së tij.

I pyetur se cila do të ishte mënyra e votimit në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve më 28 janar, eksperti ligjor Rezart Kthupi tregoi se më i preferuari për deputetët socialistë do të ishte votimi i fshehtë, por jo për Ramën.

“Votimi I fshehtë do të fshihte dorën e Ramës duke mos marrë përgjegjësi për votuesit e grupit socialist, mënyrë për tu fshehur.

Nëse do të donte një përplasje frontale me SPAK, ai do të kërkojë të bëjë votim të hapur, do të penalizohen njësoj si Rama dhe do të gjejnë kurajo tek njëri-tjetri.

Në të dyja rastet është i humbur por ai po kërkon të fitojë kohë”, tha Kthupi.

Rezart Kthupi: Problem është nëse në Këshillin e Mandateve do të diskutohet cështja e Ballukut, dhe cfarë vendimi do të marrë mazhoranca.

Vendimi në Kushtetuese është patinim i bukur i një situate që nuk ka asnjë rëndësi përvecse zgjidhjes së ngërcit mes 2 pushteteve.

Problem i kryeministrit është dilema e madhe nëse do të përdorë votat e PS për të mos hequr imunitetin e Ballukut, apo për ta hequr imunitetin. Mos heqja është përballje frontale me SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë. Ndërkohë që përkulja ndaj kërkesës së SPAK do e fuste në konflikt brenda partisë së tij.

Votimi I fshehtë do të fshihte dorën e Ramës duke mos marrë përgjegjësi për votuesit e grupit socialist, mënyrë për tu fshehur.

Nëse do të donte një përplasje frontale me SPAK, ai do të kërkojë të bëjë votim të hapur, do të penalizohen njësoj si Rama dhe do të gjejnë kurajo tek njëri-tjetri.

Në të dyja rastet është i humbur por ai po kërkon të fitojë kohë.

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb