Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova analizoi humbjen 1-0 ndaj Vllaznisë.

“Mungesat janë një pjesë, ishin 5 lojtarë sot dhe ndikon. Për atë që dhanë çunat, si e kishin përgatitur ndeshjen, punuam mirë. Bëmë gabime. Kundërshtari merr masat e veta. Sa i përket lojës, mendoj se është penallti në pjesën e parë. Te rasti i Ruçit, nuk ka informacion për topin dhe çuditërisht nuk ka penallti. Dhe rasti i golit, nuk shihet në VAR. Nuk po them shumë larg trajektores, por është larg. Çuditërisht anulohet. Nuk e di pse janë këto situata ndaj nesh. Fundi është Vllaznia, Egnatia, duam të luajmë futboll. Si meriton Vllaznia, duam edhe ne situatat tona.

Nga ndikimi i mungesave, janë lojtarë jashtë pozicionit. Dhe goli që morëm, mund të ishte i vetmi rast për Vllazninë në pjesën e parë. Ndërhyrje gabim që vjen nga qendra djathtas dhe morëm gol të lehtë. Skuadra reagoi, por pa qenë efikas para portës. Dy raste që ishin, më afër barazimit, duhet me i dhënë elozhe portierit kundërshtar”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb