Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të SHBA-ve për të përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve për të cilat do të ndalojë përpunimi i vizave të emigracionit.
Këlliçi u shpreh se Shqipëria është vendosur nën sanksione nga SHBA dhe në radhë me vendet e pazhvilluara, ndërsa theksoi se kjo ka ndodhur falë “kreut të narkoshtetit të parë në Europë, Edi Rama”.
“Politikat shpopulluese, shkombëtarizuese, kriminalizuese dhe lidhjet me narkotrafikun të Edi Ramës në 13 vite kanë prodhuar këtë realitet, që Shqipëria të vendoset në të njëjtin plan me vendet armiqësore si Rusia e Irani apo ato me institucione të dështuara dhe shtet inekzistent”, shtoi ai.
