Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas Nokës, pavarësisht se Shqipëria është anëtare e NATO-s që prej vitit 2009, vendi është përfshirë tashmë në listën e shteteve për të cilat Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndaluar procedimin e vizave. “Departamenti i Shtetit ka ndaluar procedimin e vizave për 75 vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Kjo është goditja më e rëndë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane,” deklaroi ai.

Noka ia atribuoi këtë situatë drejtpërdrejt kryeministrit, duke e konsideruar përgjegjës për përkeqësimin e raporteve me SHBA. Reagimin e tij e mbylli me një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Ramës: “Edi Rama, shkaku je ti.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb