Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar pas lajmit për pezullimin e vizave për punësimin, bashkimin familjar dhe lotarinë amerikane nga SHBA.
Në një video, postuar në rrjetin social facebook, Balliu ka fajësuar Ramën dhe lidhjet e tij me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar.
“Kjo nuk ndodh për faj të qytetarëve shqiptarë, siç përpiqet gjithmonë ta justifikojë kryeministri, por për faj të drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar.
Për të gjithë ata që deklarojnë se “të gjitha qeveritë në Shqipëri janë njësoj”, sot dua t’ua kujtoj një fakt të thjeshtë dhe të pakundërshtueshëm: në kohën e Partisë Demokratike, Presidenti i Shteteve të Bashkuara zhvillonte vizita zyrtare me ekzekutivin në Shqipëri. Sot, shqiptarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm drejt SHBA-së.
Dallimi është i qartë. Atëherë Shqipëria kishte një qeveri që punonte për aleancën strategjike me SHBA-në dhe interesin kombëtar. Sot ka një qeveri që i shërben vjedhjes, korrupsionit dhe karteleve kriminale, duke izoluar vendin dhe ndëshkuar drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë”, thuhet në video-mesazhin e SHBA-së.
