Shtetet e Bashkuara kanë dërguar ndihmën e parë humanitare në Kubë pas uraganit shkatërrues Melissa.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, shkroi për këtë në rrjetin social “X”.
“Shtetet e Bashkuara po dërgojnë ndihmën e parë humanitare në Kubë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, ndërsa ata vazhdojnë të rimëkëmben nga Uragani Melissa.
Ne po punojmë me Kishën Katolike dhe partnerët tanë për të siguruar që ndihma të arrijë drejtpërdrejt te populli kubanez, jo te regjimi i paligjshëm. Administrata Trump qëndron me popullin kubanez”, thuhej në postim.
