Shtëpia e Bardhë ka nisur një fushatë anti kineze dhe anti ruse sa i përket Groenlandës.
Në një postim në “X” skica që ka një mesazh të qartë politik, shkruhet: Në cilin drejtim?
Duke vënë në një ana flamurin amerikan, dhe në tjetrin atë kinez dhe rus, ku portretizohen dukshëm si zgjidhja më e keqe.
Groenlanda portretizohet në skicë nga një sajë që tërhiqet nga disa qen dëbore.
Donald Trump ka deklaruar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara “kanë nevojë” për Groenlandën për arsye sigurie kombëtare, duke e bërë të qartë se Uashingtoni nuk e konsideron të pranueshëm asnjë zhvillim tjetër.

