Moska i qëndron mendimit se presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është ai që po pengon marrëveshjen e paqes.

Në një intervistë të dhënë për mediat ndërkombëtare zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha gjithashtu se Moska do të mirëpriste të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, sapo të bihet dakord për një datë për vizitën.

“Këtu mund të biem dakord, është vërtet kështu. Presidenti Putin dhe pala ruse e ruajnë qëndrimin e tyre.”, tha ai.

Ai gjithashtu është ndalur edhe te një deklaratë e Donald Trump e dhënë më herë, i cili vendosi përgjegjësinë te presidenti i Ukrainës, për ngadalësimin  e procesit për marrëveshjen e paqes. Peskov, u shpreh se Trump kishte të drejtë dhe se përgjegjësi kryesor në këtë histori është Zelensky.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb