Argjinatura e krahut të majtë të lumit Seman, si pasojë e prurjeve me intensitet të lartë nga baseni i lumit dhe nga shkarkimet e HEC Banjës, ka qenë e ekspozuar ndaj efekteve të gërryerjeve lokale. Kjo ndodh për shkak se në këtë segment aksi i rrjedhës së lumit është pingul me argjinaturën, duke krijuar një meandër lumor ku rryma vepron më fort.
Është e rëndësishme të theksohet se nuk ka pasur në asnjë moment çarje apo thyerje të argjinaturës. Janë konstatuar vetëm zgavra lokale, të cilat mund të jenë krijuar si pasojë e gërryerjeve të përqendruara ose nga veprimtaria e kafshëve.
Menjëherë pas konstatimit të këtij fenomeni, janë marrë masa të menjëhershme për riparimin dhe forcimin e zonës së prekur. Aktualisht, gjendja paraqitet e stabilizuar dhe është dërguar material guror shtesë për eliminimin përfundimtar të fenomenit të gërryerjes.
Gjithashtu, kjo argjinaturë është rehabilituar përgjatë një gjatësie prej 8 km nga pika e derdhjes, duke u mbingritur me rreth 2 metra, pasi argjinatura ekzistuese kishte humbur funksionin e saj mbrojtës dhe ishte e amortizuar ndër vite.
