Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka reaguar pas vendimit të SHBA për të pezulluar vizat emigruese me 75 vende në botë, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në një deklaratë, Muçollari shprehet se shkak për këtë vendim është bërë keqqeverisja e vendit.

Ai shton se korrupsioni i përhapur intensivisht si dhe kapja e institucioneve, kanë cenuar seriozisht besueshmërinë e Shqipërisë në sytë e partnerëve.

Reagimi
Kur SHBA të heq vizën!
Kufizimi i vizave amerikane për shtetasit shqiptarë nuk është një veprim i rastësishëm dhe asnjë problem thjesht diplomatik. Ai lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si qeveriset vendi. Korrupsioni i përhapur, kapja e institucioneve dhe mungesa e sundimit të ligjit kanë cenuar seriozisht besueshmërinë e Shqipërisë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë.

Ky realitet prodhon një zinxhir pasojash. Keqqeverisja sjell varfëri, mungesë perspektive dhe pasiguri sociale. Në këto kushte, largimi masiv i qytetarëve nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri.

Shpopullimi i vendit është reagimi më i qartë ndaj një shteti që nuk u ofron qytetarëve të ardhme.Emigrimi masiv dhe shpopullimi janë kështu pasojë direkte e të njëjtit shkak: keqqeverisjes dhe korrupsionit sistemik.

Fatura, se shpejti do ti jepet kryeministrit per ta paguar sepse kur SHBA të heq vizën, ne thelb nuk ka per qellim te ndëshkoje shqiperinë, por vjen si nje reflektim i dështimit te një modeli qeverisës që po e zbraz vendin nga njerëzit e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb