Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me drejtuesin e ri të SPAK, Klodjan Braho.

Ambasada e Holandës në Tiranë njoftoi se takimi u zhvillua në kuadër të një vizite mirësjelljeje, gjatë së cilës ambasadori përgëzoi Brahon për emërimin e tij në krye të SPAK dhe për rezultatet e deritanishme të këtij institucioni.

Në reagimin zyrtar thuhet gjithashtu se përmes projekteve MATRA dhe bashkëpunimit të ngushtë dypalësh, Holanda riafirmon mbështetjen e saj për SPAK-un dhe për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb