Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë ish kryeministrit Sali Berisha lidhur me kërkesën e tij për masën e arrestit shtëpiak ku u la nga Gjykata e posaçme, dhe Gjykata e lartë.

Në vendimin ë dhyënë nga Gjykata kushtetuse thuhet se kohëzgjatja e mbajtjes nën arrest shtëpiak ishte e tejzgjatur. vendimi është dhënë në përfundim të seancës në Kushtetuese pa praninë e palëve.

Çështja lidhet me qëndrimin e avokatëve të Berishës të cilët gjatë raportimit apo informacionit dy mujor kundërshtuan qëndrimin e Prokurorisë së Posacme që këmbëngulte se Berisha duhet të vazhdonte të qëndronte nën arrest shtëpiak.

Berisha qëndroi në masën e arrestit shtëpiak për gati 11 muaj, nga 30 dhjetori 2023, deri në 27 nëntor 2024.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb