Rezultatet e dobëta të Mallorcas kanë sjellë zhgënjim te tifozët. Për këtë temë ka folur sulmuesi i dardanëve, Vedat Muriqi.

“Nëse i prishim marrëdhëniet tani kur kanë mbetur edhe 19 ndeshje, jemi të mbaruar.

Më kujtohet kur Granada na shkatërroi atë vit. Kisha dalë për darkë dhe disa tifozë më përshëndesnin duke më thënë se kanë mbetur edhe tri ndeshje dhe mund të mbesim në ligë. Isha me të vërtetë i befasuar. Dua që tifozët të jenë njësoj si në atë kohë dhe të na ndihmojnë të qëndrojmë. Nuk kam dyshim se ky ekip do të mbetet në elitë.

Kam luajtur në Turqi ku presioni është edhe më i madh. Ata nuk ta falin as gabimin më të vogël. Për shembull, Fenerbahçe është klub aq i madh dhe duhet të jesh si robot. Është e pamundur”- Tha Muriqi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb