Skënderbeu ka filluar të lëvizë në merkato, teksa përforcimi i parë vjen nga reparti ofensiv. 22-vjeçari shkodran, Antonio Delaj, është huazuar nga Elbasani dhe do të veshë fanellën bardhekuqe deri në fund të sezonit.

Sulmuesi i majtë, nuk po gjente hapësira te verdheblutë, teksa ky huazim, pritet t’i krijojë hapësirën e nevojshme për të shpalosur talentin e tij.

Në këtë edicion, me fanellën e Elbasanit, futbolli shkodran është aktivizuar 7 ndeshje në elitën e futbollit shqiptar, duke marrë në total vetëm 148 minuta. Në total, duke përfshirë edhe aktivizimet me fanellën e Vllaznisë, Delaj, numëron 46 ndeshje në Superiore, dy gola të shënuar dhe 3 asiste.

Gjasat janë që me huazimin e Delajt, ylli egjiptian i Skënderbeut, Saleh Nasr të pozicionohet në majë të sulmit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb