Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar formimin e një Këshilli të Paqes për Gazën, duke e cilësuar atë si “më të madhin dhe më prestigjiozin” e krijuar ndonjëherë. Njoftimi u bë përmes platformës së tij sociale, Truth Social.
“Është një nder i madh për mua të njoftoj formimin e Këshillit të Paqes. Anëtarët do të shpallen së shpejti, por mund të them me siguri se ky është Këshilli më i madh dhe më prestigjioz që është mbledhur ndonjëherë në çdo kohë, kudo,” shkroi Trump.
Trump nuk dha detaje të mëtejshme mbi përbërjen, mandatin apo rolin konkret të këshillit në procesin e paqes në Gaza, ndërsa njoftimi vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në rajon dhe përpjekjesh ndërkombëtare për ndalimin e konfliktit.
