Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi) priti në një takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, z. Klevis Hysa.

Gjatë bisedës u adresuan çështje që lidhen me aplikimin e metodologjisë së re të publikimit, të vendeve të lira të punës, në adminstratën publike, përfshirë shërbimin civil, përmes portalit qeveritar “E –Albania”.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil diskutoi mbi kërkesën e përcjellë nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve të pavarura, për t’i asistuar gjatë aplikimit të metodologjisë së re, të publikimit të pozicioneve të lira të punës, që ndryshon me praktikën aktuale, të mundësuar nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil kërkoi nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive të unifikojë procedurat e publikimit të vendeve të lira të punës, për të gjitha tipologjitë e institucioneve të sistemit të shërbimit civil.

Znj. Lleshi theksoi nevojën e takimeve periodike me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe përafqësues të institucioneve të pavarura dhe të njësive të vetëqeversijes vendore, për të adresuar nevojat e tyre mbi përdorimin e metodologjisë së re.

Në përmbyllje të takimit, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi, vlerësoi rëndësinë e asistimit të të gjitha insituticioneve, në publikimin e vendeve të lira të punës, përmes portalit e-Albania, për të shmangur çdo vonesë në zbatimin e ligjit “Për nëpunësin civil”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb