Fitorja e 35-të sezonale për Oklahoman, skuadra më e mirë edhe këtë sezon në NBA, që të enjten në mbrëmje mundi 111-91 Houston jashtë fushe. Shai e mbylli me 20 pikë, por vendimtar stoli i Thunder, nga ku erdhën 49 pikë. Pa probleme fiton Dallas, që mundi 144-122 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua Thompson me 26 pikë.
Zhgënjejnë Lakers, që në fushën e tyre u mundën 135-117 nga Charlotte, duke pësuar humbjen e 15-të sezonale. LaMelo Ball me 30 pikë ishte më i miri për miqtë, ndërkohë 39 pikët e “yllit” slloven Luka Doncic për kalifornianët rezultuan të pamjatueshme. Fiton edhe Golden State, që mposhti 126-113 New York, ku diferencën e Butler me 32 pikë. San Antonio mbetet forca e dytë në Perëndim, duke mposhtur sot 119-101 Milwaukee (Wembanyama 22 pikë).
Jashtë fushe triumfon Boston, që mundi 119-114 Miami, ndeshje ku u dallua Simons me 39 pikë. Detroit mbetet lider në Lindje, duke mposhtur 108-105 Phoenix Suns. Për Pistons u dallua loja e kolektivitetit, ndërsa për Suns nuk mjaftuan për të shmangur humbjen 33 pikët e Grayson Allen.
