Në shtëpinë e Man.United, në fund të këtij sezoni, pritet të ketë një riorganizim të ri, në një kohë kur drejtuesit e klubit duhet të kujdesën për të gjetur një trajner të ri, një zgjedhje që pritet të ketë efekt domino edhe te grupi i lojtarëve. Në fund të këtij sezoni, nga “Old Trafford”, mund të largohet Bruno Fernandes, me portugezin që prej kohësh po reflekton largimin, kjo pasi verën e shkruar Fernandes zbuloi se drejtuesit e Man.United kërkonin ta shisnin në Arabinë Saudite.
Sipas mediave, për kapitenin e United ka një interesim konkret nga ana e Bayern Munich dhe në kushte të tilla, Fernandes është gati që në moshën 31-vjeçare të nis një aventure të re. Bruno Fernandes zbarkoi në “Old Trafford” në janar të vitin 2020 dhe në këto vite është aktivizuar në 310 ndeshje, ka shënuar 103 gola dhe ka fituar 2 trofe. Portugezi ka një kontratë të vlefshme deri në 2027 dhe për këtë arsye as drejtuesit e United nuk do të bëhen pengesë për largimin e tij pasi nuk dëshirojnë ta humbasin falas.
Jo vetëm Bruno Fernandes, një tjetër ikonë që pritet të largohet nga Man.United është edhe Harry Maguire, por për qendërmbrojtësin anglez diskutimi është ndryshe pasi Maguire është me “valixhe në duar” që në këtë merkato dimri, po kërkon një sistemim të ri pasi në “Old Trafford” ka humbur çdo status duke “ngrohur stolin”. Maguire është një opsion për disa klube, mbi të gjitha në Serie A.
