Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me dyer të mbyllura me Grupin Parlamentar të PS, deklaroi se u diskutuan çështje me rëndësi, duke nisur nga integrimi i vendit në BE dhe jo vetëm.

Ai nënvizoi se beteja kryesore mbetet për sektorin e prodhimit ushqimor.

“Do të jemi në një treg prej 450 mln njerëzish ku Shqipëria do të jetë një pikë uji në oqean. Sfida për sektorin prodhues dhe institucionet do të jetë e shumëfishtë. Sa për të dhënë një shembull, në momentin që flasim përmes skuadrës jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas momentit të anëtarësimit, që t’I japim mundësi vendit të jetë i gatshëm tyë përmbushë çdo kriter në qenien pesë e familjes europiane, diçka që është pjesë e mekanizmit të anëtarësimit.
Beteja kryesore është e sektorit të prodhimit ushqimor. Për të gjithë prodhuesit në fshat, për të gjithë sipërmarrjen që përpunon prodhimet ushqimore. Momentalisht jemi të pa integrueshëm në BE për shkak të nivelit të pa mjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas standardit të BE, po përpiqemi të përfitojmë një fazë të ndërmjetme 5 vite pas anëtarësimit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb