Me Spallettin në stol, Weston McKennie është shndërruar në një lider absolut në radhët e Juventus. Paraqitjet e amerikanit nuk kanë kaluar në heshtje pasi për të interesimi sa vjen e shtohen, ku në garë janë futur jo vetëm disa ekipe nga Premier League, por dhe Atletico Madrid.
Diego Simeone e kërkon me çdo kusht amerikanin, madje që në janar, duke detyruar drejtuesit e klubit të futen në negociata. Përballë një fakti të tillë, Juventus është vënë në lëvizje duke i ofruar rinovimin e kontratës.
“Tymi i bardhë” është ende larg, pasi McKennie, i cili aktualisht përfiton 2,5 milionë euro në sezon, nuk pranon një rritje “soft”, por kërkon të paguhet aq sa kolegët e tij të repartit, Locatelli dhe Koopmeiners, synon një pagesë nga 3-4,5 milionë euro në sezon.
