Kryeministri Edi Rama vendosi theksin tek siguria ushqimore duke thënë se pavarësisht se është bërë shumë punë, por ende nuk janë arritur standardet e BE, duke pranuar edhe
“Po përpiqemi të fitojmë një fazë të ndërmjetme prej 5 vitesh. Por vitet kalojnë shpejt dhe përgatitje duhet të fillojnë. Po të kemi parasysh kur ne kemi marrë detyrën rrugët e Shqipërisë, ishin tregje ushqimore dhe thertore. Duke u kthyer pas në vitin 2013, të gjithë të kalonin filmin e kujtesës, gjënë e gjallë që therej në rrugë. Apo të gjitha autostradat e Shqipërisë që veçse ishin lënë rrugëve ishin të kufizuara nga tezga dhe tregje informale ushqimore. Që nga ajo kohë ka përparim por në raporte me kriteret e sigurisë ushqimore të BE jemi shumë larg. Por në momentin e anëtarësimit dhe kur përfundon periudha e ndërmjetme asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri nuk mund të shitet veçse në Shqipëri. Pra edhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë dhe në skenarit më pesimist do të thotë që gjithçka që hahet të importohet. Pra duhet punë dhe vendosmëri, nga ana jonë si vendimmarrës, për të mos falur asgjë dhe askënd në emër të nevojës që të vazhdojë të punojë. Të gjithë do vendosen në pozita të forta përgjegjësie. Pra në rastin më të mirë janë 10 vite përpara”, tha ai.
