Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet menjëherë nga pushtetit pasi shton se veprat kriminale të tij nuk kanë fund.
Ai ritheksoi se në dosjen e Belinda Ballukut dhe të Mirlindës, flitet për kryeministrin Edi Rama.
“Arnold Rrokaj do raportonte, kishte numrin e kryeministrit dhe do t’i jepte njoftim për faqet që kishin hakeruar dhe ky përbën një nga krimet më të rënda. Ky është implikim madhor i Edi Ramës dhe unë kërkoj dorëheqje të menjëhershme. Kërkonte të vidhte dokumente sekrete të hetimit që të kontrollonte procesin. E dënoj këtë akt kriminal dhe kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra e kryeministrit. I bëj thirrje shqiptarëve të marrin në dorë fatet e ligjit dhe Kushtetutës në këtë vend sepse Rama po i shkelmon për qëllime kriminale të vetat”, tha Berisha.
