Kreu i PD, Sali Berisha denoncoi sot gjatë konferencës për shtyp se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka urdhëruar hakerimin e SPAK-ut dhe dosjeve që po hetoheshin nga Prokuroria e Posaçme.

Berisha tha se tek dosja e hakerimit të sistemit të SPAK, “hakeruesi përmend emrin e Ramës si personi që mund të ketë porositur ndërhyrjen”.

Berisha publikoi edhe një mesazh, ku sipas tij provohen akuzat e tij ndaj kryeministrit. Zambak Gjoni, i akuzuar si bashkëpunëtor me Agim Ismailin për ndërhyrjen kibernetike ka marrë një mesazh ku shkruhet: “Se do i shkruaj Ramës… hajt tu q*m robt”.

Po në dosjen hetimore të SPAK, lexuar nga Berisha, theksohet se në datën 21 shkurt, i hetuari Zambak Gjoni kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi, ndërsa Arnoldi shprehet: “Ja ta shikoj njëherë. Po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka. Nga këta që kam unë, s’e ka njeri”.

Whatsapp Image 2026 01 16 At 13.28.00

Sali Berisha: Sot, para jush dhe shqiptarëve, paraqes faktin tronditës, paraqes dokumentin që dëshmon se kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, njëheraz padrino i të gjithë mafies shqiptare, është autori i vërtetë që ka organizuar dhe urdhëruar hakerimin e SPAK-ut dhe dosjeve në SPAK. Ju lutem, dëgjojeni. Përshëndetje Doktor. Një informacion të veçantë. Tek dosja e hakerimit të sistemit të SPAK-ut, hakeruesi përmend emrin e Ramës si personi që mund të ketë urdhëruar hakerimin.

Pjesë nga dosja:

Me datën 12 shkurt 2025, ora 21.17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK-ut.

Më pas ai i dërgon një SMS me përmbajtjen ‘ah mos e hapsha dot’. Më tej Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit, ‘se do t’i shkruaj Rramës dhe hajt t’ua bëjmë robt’.

Pra, Arnold Rrokaj e kishte numrin e Ramës.

Dhe Arnold Rrokaj sapo të hapte faqen, do i dërgonte Ramës të dhënat e faqes, hajt t’u bëjmë këtë dhe atë, me gjuhën e Lubisë, se këtë gjuhë kishin ata me njëri-tjetrin, jo pallosh e kështu e ashtu.

Nga përmbajtja e këtij komunikimi, krijohet bindje e arsyeshme se veprimet e të hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK-ut, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së tyre tek persona të tretë.

Duke ia dërguar Ramës dokumentet, atij do ia dërgoj, thotë.

Në vijim, me datën 21 shkurt, pra 10 ditë më vonë, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi.

Pra, Engjëll Agaçit i kishte urdhër-arresti nga Antimafia Italiane apo shkaqe të tjera.

Arnoldi shprehet: Ja ta shikoj njëherë, po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka, nga këta që kam unë, nuk e ka njeri.

Se këta i paskan pasur të ndarë prokurorët se cilët do të hakerojnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb