Babai i tre fëmijëve të cilët u gjetën të vetëm në banesën e tyre në Durrës, ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur”, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.
Ai ka zbuluar se pamjet që tregonin shtëpinë në gjendje aspak të jetueshme, nuk janë risi për të, pasi një panoramë e tillë ka ndodhur edhe më parë, çka është bërë shkak sipas tij që ish-bashkëshortja të ndërrojë katër herë shtëpi me qera.
Ai ka përgënjeshtruar ish bashkëshorten që akuzon nënë e tij se e ka bërë shtëpinë në atë gjendje, ku ka kërkuar edhe hapjen e kamerave të pallatit.
“Nuk është hera e parë që shtëpia është në atë gjendje. Kam dëgjuar fjalë që ka faj nëna ime. Aty ka një kamerat në pallat që tregon se kur ka hyrë apo ka dalë nëna ime, nëse ka ndenjur mbi 20 minuta në atë shtëpi, ju jap ç’të duash. Ka ndenjur maksimumi 5 minuta në shtëpi. Për ngjarjen më njoftoi mamaja.
Sa shtëpi ka ndërruar ajo sepse e linte shtëpinë në atë gjendje, ka ndërruar katër shtëpi dhe situata ishte e njejtë.
Mora vesh para 3 muajsh që fëmijët ishin të sëmurë por nuk më tregonte se për çfarë bëhej fjalë. Deri sa më tregoi që bëhej fjalë për zgjebe dhe refuzonte që kishte të bënte me mungesën e higjenës.
Fëmijët mi nxirrte të flisja me ta vetëm kur fu nisja lekë. Ndërsa kur ishin në Itali u hapa kastile WhatsApp që të flisnin me nënë e tyre. Gjatë të gjithë kohës i kam dërguar pagesën për fëmijët, kam edhe mandatet, faturat. U nisja çdo muaj. Edhe me 31 dhjetor u kam dërguar që të festonin Vitin e Ri.
Kërkoj kujdestarinë e plotë të tre fëmijëve. Fëmijët në shkollë shkojnë vetë, nuk i shoqëron askush”, tha ai.
