Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar opozitën se rregullorja e Kuvendit do të ndryshojë, me rinisjen e punimeve të Kuvendit, të hënën.
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin “Sfidat parlamentare për Shqipërinë 2030”, Rama tha se po të shohësh ndarjen e orëve duket sikur jemi në një parlament, 51 m 49, orët e vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës, është shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare marrin në vendet e BE.
“Duhet të shikojmë se si do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim, në shkelje të plotë të procedurës për të marrë peng publikun për 1 ose 2 orë dhe për të pushtuar sallën e parlamentit, duke i vendosur deputetët e shumicës në pozitën e atyre që janë aty thjesht dhe vetëm spektatorë të një teatri balte.
Kjo duhet të mbarojë”, tha Rama.
Edi Rama: Duhet ta ritheksoj se në ndarjen e mandateve në kuvend, diferenca është shumë e madhe, po të shohësh ndarjen e orëve duket sikur jemi në një parlament, 51 m 49, orët e vëna në dispozicion të deputetëve të opozitës, është shumë më tepër sesa orët që opozitat parlamentare marrin në vendet e BE.
Duhet të shikojmë se si do të ndërpriten orët e marra me forcë, me abuzim, në shkelje të plotë të procedurës për të marrë peng publikun për 1 ose 2 orë dhe për të pushtuar sallën e parlamentit, duke i vendosur deputetët e shumicës në pozitën e atyre që janë aty thjesht dhe vetëm spektatorë të një teatri balte. Kjo duhet të mbarojë.
Në asnjë parlament demokratik të BE, kjo gjë nuk i lejohet asnjë force politike. Duke qenë se rregullorja e Kuvendit, nuk është e shkruar në gurë, duke u bazuar tek rregulloret dhe praktikat e BE duhet ndërhyrë menjëherë në mënyrë që fjala procedurë të mos jetë e barabartë me konceptin pengmarrje.
