Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka komentuar deklaratat e fundit të zyrtarë amerikanë në lidhje me luftën ndaj krimit të organizuar, emigrimin masiv dhe trafikun e drogës, ku ndër të tjera thuhet se këto grupe po destabilizojnë shtetkombet në hemisferën perëndimore, BE.

Dervishi tha se Evropa ka probleme me emigrimin masiv, por arsyeja pse e lidh zyrtarja amerikane emigrimin masiv dhe me narkotrafikun, lidhet me pushtetin e korruptuar.

Ferdinand Dervishi: Kjo ishte një deklaratë pak ndryshe, sepse ka një detaj, thotë këto grupe po destabilizojnë shtetkombet në hemisferën perëndimore, BE, dhe Evropa ka probleme me emigrimin masiv, por pse e lidh zyrtarja amerikane emigrimin masiv me narkotrafikun.

Ne kemi qytete bosh, ku janë njerëzit, pse po ikin? Se si lidhet trafiku i sasisë së drogës dhe emigrimit, lidhet me korrupsionin dhe shtetin e korruptuar shqiptar. Ne vijmë në 2013 me parullën “Aleancë me djallin, të heqim Berishën”.

Pasuria përqëndrohet në pak duar, pushtetin e ke ndarë me krimin. Në Durrës, drejtorët e drejtorive ia ke lënë krimin. Politikat, ndarja e pushtetit me krimin dhe korrupsioni i shërben një pakice të vogël, pjesa tjetër varfërohet dhe njerëzit largohen. Ky emigrim masiv është problem i Evropës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb