Advokuese e të drejtave të njeriut Voltiza Prendi ka deklaruar se tre fëmijët të cilët u gjetën të vetëm në banesën e tyre në Durrës, një rast që ka tronditur opinionin publik, nuk arritën të mbroheshin nga institucionet shtetërore.

E ftuar në “News24 Fundjavë” ajo ka prekur dhe rastet në praktikën gjyqësore, kur baballarët në përpjekje për t’u “hakmarrë” ndaj divorcit me ish -bashkëshorten, fshehin pasuritë në mënyrë që të mos paguajnë sasinë e duhur të detyrimit ushqimor për fëmijët që u takon.

“Zakonisht nuk merremi me gjenezën e gjësë por me linçimin e personave.
Përgjegjësia e fëmijëve nuk është vetëm përgjegjësi prindërore por edhe nga institucionet, qofshin shërbimet sociale dhe shkolla. Viktimat reale fëmijët po viktimizohen.
Në aspektin e mirë prindërimit duhet të ndihmojë edhe komuniteti. Ndihma nuk mund të jetë vetëm në ushqime. Jo të gjithë e kanë instiktive të jenë prindër të mirë.
Për të mos paguar detyrimin ushqimor shpesh në informalitet baballarët arrijnë deri aty sa fshehin të ardhurat”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb