Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër kryebashkiakët për vonesat në zbatimin e “Paketës së Maleve”, duke e cilësuar të papranueshme mospërmbushjen e fazës së parë nga të gjitha bashkitë.

Gjatë një takimi, Rama theksoi se kjo paketë është një mekanizëm kyç për të thithur kursimet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe për t’i kthyer ato në investime në territor, duke nënvizuar se bashkitë nuk mund të presin vetëm nga buxheti i shtetit.

Edi Rama: S’mund të prisni vetëm nga buxheti i shtetit. Sot jo të gjithë bashkitë kanë kryer fazën e parë të Paketës së Maleve”. E papranueshme. Nukk e di a e patë por kur paketa u shpall , kishte 700 e kusur aplikime vetëm në ditën e parë.
Është mënyra të thithim kursimet e shqiptarëve jashtë vendit dhe të investojnë këtu. Ç’është kjo, kërkon shkencë të bëhet harta? Megjithatë i kam kërkuar drejtores së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të jetë në dispozicion të secilës bashki për harta për cfarëdo që keni nevojë. Dhe i kam kërkuar ministrit Demo të vendoset një target për cdo bashkie. Ambicia është 1 mijë investime nga kjo paketë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb