Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët ku ka adresuar shqetësimet e këtyre të fundit.
Një nga qytetarët e pyeti kryedemokratin në lidhje me protestat e organizuara nga PD dhe fakti që anëtarëve u kërkohet të sjellin me vete familjarë, gjë që nuk zbatohet nga deputetët.
Qytetarja: A do të jenë në protestë deputetët të ndjekur nga familjarët, kur na kërkohet të marrim me vete?
Berisha: Në dijeninë time ata vijnë me familjarët, por nuk qendrojnë e shpërndahen. Nëse nuk vjen me familjarët dikush prej tyre, duhet të vijnë. Familjarët duhet të vijnë jo se i mori deputeti, por duhet të jenë në protestë.
