Pas deklaratës së Trump për rritje të tarifave me disa vende të BE, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se integriteti territorial dhe sovraniteti janë parime themelore të së drejtës ndërkombëtare.

“Ato janë thelbësore për Evropën dhe për bashkësinë ndërkombëtare në tërësi”, shkroi ajo në një postim në rrjetet sociale”, tha Von der Leyen.

Sipas saj, BE qëndron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës.

“Dialogu mbetet thelbësor dhe ne jemi të përkushtuar të ndërtojmë mbi procesin e filluar javën e kaluar midis Mbretërisë së Danimarkës dhe SHBA-së”, shton ajo.

“Tarifat do të minonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin një spirale të rrezikshme në rënie.

Evropa do të mbetet e bashkuar, e koordinuar dhe e përkushtuar për të ruajtur sovranitetin e saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb