Mijëra protestues në të gjithë vendin u vranë gjatë tre javëve të fundit, duke e bërë Trumpin të kërcënonte vazhdimisht me ndërhyrje ushtarake. Të martën, Trump u bëri thirrje iranianëve të vazhdonin protestat dhe të “merrnin kontrollin e institucioneve”, duke thënë se “ndihma është duke ardhur”.
Të nesërmen, presidenti ndryshoi papritur kursin, duke thënë se ishte informuar se vrasjet kishin ndaluar.
“Vendimi më i mirë që ai ka marrë ndonjëherë ishte të mos varte më shumë se 800 persona dy ditë më parë”, tha Trump të shtunën, kur u pyet për madhësinë e një operacioni të mundshëm ushtarak amerikan në Iran.
Komentet e Trump erdhën menjëherë pasi llogaria X e Khameneit postoi një seri mesazhesh armiqësore drejtuar Trump, duke akuzuar presidentin amerikan si përgjegjës për dhunën vdekjeprurëse dhe trazirat në Iran.
“Ne e shpallim Presidentin e SHBA-së fajtor për viktimat, dëmet dhe shpifjet që ai i shkaktoi kombit iranian”, shkroi Khamenei.
Në një postim tjetër, ai tha se Trump i kishte keqkarakterizuar grupet e dhunshme si përfaqësuese të popullit iranian, duke e quajtur këtë “një shpifje të tmerrshme”.
Trump, pasi iu lexuan postimet, tha se sundimtarët e Teheranit mbështeten në shtypje dhe dhunë për të qeverisur.
“Ajo për të cilën ai është fajtor, si udhëheqës i një vendi, është shkatërrimi i plotë i vendit dhe përdorimi i dhunës në nivele të papara më parë”, tha Trump.
“Për ta mbajtur vendin në funksionim – edhe pse ky funksion është një nivel shumë i ulët – udhëheqja duhet të përqendrohet në drejtimin e duhur të vendit të tij, siç bëj unë me Shtetet e Bashkuara, dhe jo në vrasjen e mijëra njerëzve për të mbajtur kontrollin.”
“Udhëheqja ka të bëjë me respektin, jo me frikën dhe vdekjen”, shtoi Trump.
Ky shkëmbim, nënvizon një retorikë të ashpër midis Uashingtonit dhe Teheranit në një moment të paqëndrueshëm për rajonin, dhe ndërsa Khamenei kohët e fundit mbajti një fjalim publik, në të cilin pretendoi se “kombi iranian e ka mundur Amerikën”.
Trump shkoi më tej në terma personalë, duke denoncuar Khamenein dhe sistemin iranian të qeverisjes.
“Ky njeri është një njeri i sëmurë që duhet ta drejtojë vendin e tij siç duhet dhe të ndalojë së vrari njerëz”, tha Trump. “Vendi i tij është vendi më i keq për të jetuar kudo në botë për shkak të një lidershipi të dobët.”
