Ndërhyrja emergjente për mbrojtjen e themeleve të Urës së Milotit, me fond limit 1 milion euro, duket të jetë një tjetër rast i qartë i menaxhimit të dështuar dhe i keqpërdorimit të fondeve publike.
Deputetja e PD, Elda Hoti ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen e pretenduar në Urën e Milotit, e cila aktualisht është jashtë funksionit dhe po rrezikon izolimin e qytetarëve.
Hoti pyet se ku kanë përfunduar 1 milion eurot e dhëna për këtë urë, përmes një tenderi që sipas saj është i dyshimtë dhe i mbuluar nga mjegull afere.
Deklarata
“Ndërhyrja emergjente për mbrojtjen e themeleve në Urën e Milotit, me fond limit 1 milion euro.
Një tjetër tender i dyshimtë, i mbështjellë me mjegullën e aferave dhe interesave klienteliste, që ekspozon edhe një herë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie.
Sot, pas të ashtuquajturit investim emergjent realiteti flet vetë, këmbët e urës janë qartësisht të dëmtuara, ndërsa qarkullimi i automjeteve vijon të jetë i bllokuar. Paratë publike janë shpenzuar, por siguria nuk është garantuar.
Ku shkuan 1 milion eurot?
Kush mban përgjegjësi për një ndërhyrje që jo vetëm nuk zgjidhi problemin, por la qytetarët të izoluar dhe të rrezikuar?
Kjo nuk është paaftësi. Kjo është grabitje e organizuar e fondeve publike.
Qytetarët e Milotit dhe gjithë veriu i vendit janë lënë të braktisur,
Infrastruktura po shembet, ndërsa përgjegjësit fshihen pas tenderëve emergjentë dhe heshtjes institucionale.
Një arsye se pse ura e Milotit është ne këtë situatë është edhe marrja pa kriter e inerteve.
