Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas është shprehur se tarifat e njoftuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër aleatëve evropianë, kërcënojnë prosperitetin ekonomik në të dyja anët e Atlantikut.

Në një reagim në platformën X, Kallas theksoi se tensionet midis aleatëve u shërbejnë vetëm fuqive të treta, duke vënë në dukje se Kina dhe Rusia janë përfituesit kryesorë të përçarjeve në kampin perëndimor.

Deklarata e saj erdhi si një përgjigje pas njoftimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj vendeve që i rezistojnë kërkesës së tij për të blerë Groenlandën, një zhvillim që ka shkaktuar shqetësim të madh në qarqet evropiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: