Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit do të vijë duke u vështirësuar, ndërsa theksoi se është në fazën kur kërkon një punë dhe përkushtim të madh. Megjithatë  shtoi se PS nuk do të ndalet në rrugën e saj.

“Për shumicën qeverisëse duhet të jetë e qartë se procesi do të vijë duke u vështirësuar pasi ka një volum legjislativ që kurrë më parë nuk ka kaluar filtrin vendimmarrës. Por unë jam besimplotë dhe i bindur që Grupi Parlamentar do jetë në lartësinë e kësaj sfide. Është e rëndësishme të rrisim komunikimin me mbështetësit e PS dhe betejën me frontin e gjerë të dezinformimit në të gjitha tenxheret që gurgullojnë ditë e natë. Por rruga drejt BE do të jetë e pandalur.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb