Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se vendimi i presidentit Donald Trump për të vendosur tarifa të mëtejshme ndaj atyre që dërguan trupa në Groenlandë është një “gabim” me të cilin ajo nuk pajtohet.
“Kishte “një problem mirëkuptimi dhe komunikimi” në lidhje me iniciativën nga disa vende të BE-së, e cila nuk duhet interpretuar si “anti-amerikane”, deklaroi kryeministrja.
Meloni nënvizoi se është shumë e rëndësishme që udhëheqësit evropianë të ulen të diskutojnë me njëri-tjetrin për të shmangur një përshkallëzim të mundshëm.
“Fola si me Donald Trump, të cilit i shpreha mendimet e mia, ashtu edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Do të flas edhe me udhëheqësit evropianë, por besoj se është shumë e rëndësishme të flasim me njëri-tjetrin dhe të shmangim një përshkallëzim. NATO është “vendi ku duhet të përpiqemi të organizojmë së bashku mjete për të penguar ndërhyrjen armiqësore në një territor strategjik”, tha ajo.
