Një nga dhjetë personat më të kërkuar të FBI- së, i akuzuar për vrasjen e një gruaje të re në Shtetet e Bashkuara në vitin 2016, është arrestuar nga oficerë ushtarakë dhe policorë meksikanë.

Sipas FBI-së, e cila konfirmoi arrestimin e tij bëhet fjalë për Alejandro Rosales Castillo , 27 vjeç, një shtetas amerikan.

27-vjeçari akuzohet për vrasjen e Chuk Quan “Sandy” Leigh Laya, një gruaje të re amerikane me origjinë vietnameze, me të cilën ai punoi për një kohë në një restorant në Charlotte, Karolina e Veriut.

FBI ofroi një shpërblim prej 250,000 dollarësh për çdo informacion që mund të çonte në arrestimin e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: