Policia ka vënë në pranga 32-vjeçarin Elidon Pashaj, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

32-vjeçari është arrestuar pasi ditën e djeshme në vendin e quajtur “Palasë–Dhërmi”, në një kantier ndërtimi, dyshohet se gjatë një manovre të gabuar me mjetin eskavator ka goditur aksidentalisht një 45 vjeçar, Kreshnik Haska banues në Gjirokastër.

Si pasojë e plagëve 45-vjeçari humbi jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadromë

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: