Presidenti i SHBA-sw, Donald Trump, dëshiron që vendet të paguajnë 1 miliard dollarë për të qenë anëtarë të përhershëm të Bordit të Paqes të mbështetur nga SHBA, sipas raportimeve.

Kështu shkruajnë mediat në lidhje me Bordin e Paqes e cila do të jetë një pjesë kyçe e procesit të paqes në Gaza.

Bordi i Paqes, i zbuluar nga Shtëpia e Bardhë të premten, do të kryesohet nga Donald Trump dhe do të ketë për detyrë të mbikëqyrë administratën tranzitore të Gazës.

Ai do të përfshinte 11 anëtarë që do të jenë pjesë e një bordi ekzekutiv, plus anëtarë shtesë.

Administrata amerikane ka kontaktuar rreth 60 vende për të kontribuar me 1 miliard dollarë (747 milionë £) nëse duan që anëtarësimi i tyre në bord të zgjasë përtej tre viteve, sipas një draft-statuti të parë nga Reuters dhe raportuar për herë të parë nga Bloomberg News.

Bordi ekzekutiv përfshin ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, pavarësisht kundërshtimit të Izraelit ndaj çdo roli turk në Gaza

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb