Torino do të përballet me Romën në orën 18:00, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Në këtë takim, mesufshori i Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani është lënë jashtë nga trajneri i torinezëve, Marco Baroni. Baroni nuk e ka përfshirë në listë, për sfidën e kësaj të diele.

23-vjeçari Asllani ka luajtur 15 ndeshje në këtë sezon, por nuk ka mundur dot të lërë gjurmë. Me gjasë, ai do të largohet nga Torino.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb