Kryetari i PD, Sali Berisha vijoi në kombinat foltoren me demokratët dhe mbështetësit.
Në fjalën e tij, Berisha tha se demokratët janë të lodhur dhe të mërzitur nga 13 vitet në opozitës dhe fajësoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur çdo mjet për të shtypur pluralizmin dhe opozitën.
Por sot, tha Berisha, PD dhe opozita janë në prag të fitores. “Sot, ne jemi në agun e vërtetë të një fitoreje të pashmangshme në betejat e saj, të opozitës shqiptare”, tha kryedemokrati.
Sali Berisha: Kam arhdur sot tek ju për një bisedë që duhet ta bëjmë me njëri-tjetrin, duhet ta bëjmë me çdo demokrat, në mënyrë që të kuptojmë, të realizojmë se sot ne jemi në agune vërtetë të një transformimi të madh. Sot, ne jemi në agun e vërtetë të një fitoreje të pashmangshme në betejat e saj, të opozitës shqiptare. Unë, jam i vetëdijshëm se ju me të drejtë jeni të dëshpëruar, jeni të lodhur, të mërzitur, një opozitë e pamerituar 13 vjeçare është stërmunduese.
Jam i vetdijshëm se armiku që ne kemi përballë nuk respekton asnjë rregull, por nga ana tjetër jam i vetëdijshëm dhe i sigurtë se ne së bashku sot, jemi në prag të përmbushjes së misionit tonë historik të shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga narkodiktatura, apo diktatura autokratike, e cila në shumë aspekte ka shkatërruar dhe dëmtuar qënien shqiptare më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e këtij vendi.
Kreu i narkoekzekutivit të sotëm, Edi Rama është sjellë me opozitën me të njëjtën moral, me të njëjtën urrejtje, me të njëjtën armiqësi të paraardhësve të tij.
Natyrisht, nuk është më koha e diktaturave totalitare ku pluralizmi ndalohej me Kushtetutë, por sot ky përdor çdo mjet për të shtypur pluralizmin, për të shtypur opozitën.
Përveç gjahut të shtrigave që bën ndaj opozitarëve, punës së tyre, bizneseve të tyre e me radhë, nuk ngurron të arrestojë, persekutojë, njëlloj si etërit e tij, drejtuesit e opozitës. Edi Rama në këto 13 vite shkatërroi institucionin më themelor të demkracisë, por edhe të dinjitetit, votën e lirë. Ai qendron në pushtet duke plaçkitur votën.
Me lidhjet e tij të krimit, ai ka ngritur në piedestal kartelet e drogës, vrasësit serialë, me qeveritarët e tij dhe familjen e tij ka vendosur sistemin e plaçkitjes më të pamëshirë që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë.
