Dy fitore radhazi në Serie A mbajnë Milan në garë për titull edhe pse Allegri nuk preferon të flas për këtë objektiv, vijon t’i qëndrojë besnik idesë se ekipi i tij “lufton” për një vend në Champions League. Në “San Siro”, ishte Niclas Fullkrug ai që bëri “djallin”, me “bomberin” gjerman që realizoi golin e vetëm të këtij takimi. Me dyshen e tij të preferuar në sulm, Leao-Pulisic, Milan kishte kontrollin total të lojës duke spostuar ekipin e Ramadanit në gjysmëfushë, por portieri Falcone ishte në një mbrëmje të madhe duke ndalur Pulisic me shokë në më shumë se një herë.
Si në të paktën raste, këtë herë Mike Maignan bëri spektatorin pasi Lecce nuk goditi asnjë herë kuadratin në 90-minuta. Pavarësisht superioritet të dukshëm në fushë, Milan hasi vështirësi të gjente golin e avantazh. Lëvizja fituese i shkoi Allegri-t, me trajnerin që hodhi në fushë Fullkrug në minutën e 72-të. Pas vetëm 4 minutash lojë, Fullkrug u shërbye pastër në zonë nga Saelemaekers dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë duke zhbllokuar ndeshjen. Festa në “San Siro” ishte e madhe, pasi ky gol në fund rezultoi një trepikësh, një fitore që mban Milan të kapur pas Inter, nuk lejon zikaltërit të “arratisen” duke ruajtur diferencën prej 3 pikësh me rivalin e përjetshëm.
Në përfundim të këtij takimi, Allegri u ndal duke bërë llogari: “Jemi vetëm në gjysmën e rrugës për të arritur objektivin tonë, të rikthemi në Champions. Duhen 74 pikë për të arritur Champions, ndërsa për titullin duhen 86-88 pikë”, u shpreh Allegri.
