Për herë të dytë në 5 vitet e fundit, Senegal triumfon në Kupën e Afrikës, në një finale dramatike në çdo dimension përballë Marokut. Në Rabat u zhvillua një sfidë me shumë emocione, me gafa, raste për shënim, penallti të humbur dhe përpjekje për të braktisur fushën, detaje shumë të forta që e bënë shumë të veçantë këtë finale, pa diskutim e kontestuar pafund. Në shifra kjo ishte një sfidë mes të barabartësh, ku fillimisht diferencën e bënë portierët e dy ekipe, mbi të gjitha Bono i Marokut, me këtë të fundit që mbajti ekipin e tij në lojë me disa pritje fantastike.

Një nga momentet më përcaktuese të kësaj finaleje erdhi në shtesë, ku Maroku fitoi një 11-metërsh. Në radhët e Senegal shpërthyen në protesta, ku trajneri dhe lojtarët braktisën fushën në minutën  e 98-të. Nga të vetmit që bëri gjithçka që ekipi të rikthej në fushë ishte kapiteni Mane. Më në fund, pas afro 20 minutash protesta, Senegali u rikthye në fushë. Nga pika e bardhë, Brahim Diaz kishte në këmbë topin e fitores, por fantazisti i Real Madrid, në përpjekje për të realizuar një gol të paharruar, gaboi rendë, ku “Panenka” e tij përfundoi në duart e portierit, duke bërë që fati i kësaj finaleje të shkonte në shtesë.

Me fillimin e shtesës, Gueye me një zbritje të shpejtë në sulm, me një goditje të saktë me të majtën tundi rrjetën duke kaluar Senegalin në avantazh. Maroku provoi në çdo formë të rikthej në lojë, ishin dhe të pafat ku një prej tentativa të shumta u përplas në traversë. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Senegalin që triumfon në Kupën e Afrikës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb