Këtë të hënë nis sesioni i ri parlamentar, me rikthimin e deputetëve në Kuvend pas pushimeve, në një atmosferë të tensionuar politike. Punimet hapen me Konferencën e Kryetarëve, e cila do të përcaktojë axhendën e javëve në vijim, ndërsa pasdite do të zhvillohet seanca e parë plenare. Seanca është parashikuar të nisë në orën 17:00.

Në fokus mbeten reforma zgjedhore dhe ajo territoriale, që mazhoranca i konsideron prioritare dhe synon t’i përmbyllë brenda korrikut, në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Opozita vijon bojkotin e nisur prej muajit dhjetor, pa dhënë sinjale për rikthim në proces.

Mazhoranca ka paralajmëruar se do të presë një reflektim të opozitës në fillim të sesionit, por në mungesë të tij është e gatshme të ecë përpara pa konsensus, një qasje që bie ndesh me thirrjet e BE-së për procese gjithëpërfshirëse. Paralelisht, në axhendë mbetet edhe synimi për një reformë të thellë kushtetuese brenda këtij mandati.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: